13:19 / 26.07.2019
Veseli: Populli që rrit personalitete si Demaçi, s’e humb asnjëherë rrugën
RTKlive
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë nderime para varrit të veprimtarit Adem Demaçi. Ai është shoqëruar edhe nga anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës.
Në një postim në faqen e tij në 'Facebook', Veseli ka vlerësuar lartë figurën e Demaçit. “Një popull që rritë personalitete si Adem Demaçi, s’e humb asnjëherë rrugën”, ka shkruar ai.























