Ashley Graham duket bukur edhe me bikine 45 dollarëshe
BKT
Magazina

Ashley Graham duket bukur edhe me bikine 45 dollarëshe

Ashley Graham duket se di të duket bukur, edhe me pak para.

Modelja 31 vjeçare ka postuar disa fotografi me bikine nga pushimet që po i kalon me bashkëshortin e saj Justin Ervin në një jaht luksoz në Capri.

Për këtë udhëtim, ylli i Sports Illustrated Swimsuit ka zgjedhur një palë bikine njëpjesëshe nga bashkëpunëtori i Swimsuits For All dhe blogeri Gabi Fresh.

Graham dukej shumë seksi në bikinet e stilit retro me ngjyrë vjollce dhe të bardhë që në mes e kishin një rrip të bardhë të kombinuar me ngjyrë portokalli.

Lajmi më i mirë? Jo vetëm që bikinet që Graham ka zgjedhur, Gabi Fresh x Swimsuits For All “Girlfriend”, janë në dispozicion në të gjitha masat, por kushtojnë vetëm 44.98 dollarë.

“Vala e nxehtësisë. E obsesionuar me këto bikine”, ka shkruar Graham.


MË SHUME NGA Magazina