14:42 / 26.07.2019
Drake vjen me një super duet
Drake dhe Rick Ross me një tjetër bashkëpunim.
Drake nuk po ndalet me projekte të reja muzikore. Pas albumit të publikuar tani ‘Champagne Papi’ kë bërë bashkëpunimin e radhës.
Nuk është kjo hera e parë e artistit kanadez i cili bashkon forcat me Rick Ross për të nxjerrë hite, kënga e re për të cilët reperët kanë bashkëpunuar titullohet ‘Gold Roses’.
Kënga është pjesë e albumit të ardhshëm të Rick Ross të titulluar ‘Port of Miami 2’, i cili do të dalë në shitje më 9 gusht.
Fillimisht dyshja kanë lansuar vetëm versionin audio. Po pavarësisht kësaj ata mblodhën klikime të shumta brenda disa orëve.























