16:34 / 26.07.2019
Maguire pritet të luajë ndaj Stoke Cityt
Qendërmbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire pritet të luajë në ndeshjen përgatitore kundër Stoke Cityt.
Maguire është i lidhur me një transferim te Manchester United, mirëpo duket se ky transferim nuk do të ndodhë. “Djajtë” janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për anglezin, aq sa ka kërkuar Leicester. United ka dy javë kohë për ta transferuar lojtarin, mirëpo deri atëherë ai do të jetë në ekipin e parë të Leicesterit.























