17:08 / 26.07.2019
Arsenali shfaq interesim për yllin e Juves
Arsenali ka shprehur interesim për mesfushorin e Juventusit, Sami Khedira.
Gjermani i “zonjës së vjetër”, i cili nuk ka vend në ekipin e parë, është i kërkuar nga shumë klube evropiane.
32-vjeçari përpos Arsenalit është i lidhur edhe me një transferim te Fiorentina, Valencia dhe Wolves.
Juventusi kërkon ta shesë gjermanin pasi bëri vetëm 10 paraqitje në Seria A sezonin e kaluar.























