Hoti reagon për aksidentin në Rahovec,komuna të shpallë një ditë zie
Sot në orën 16:30 ka ndodhur një aksident ku tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë mbetën të lënduar në Komunën e Rahovecit.
Avudallah Hoti reagoi pas këtij aksidenti ku përmes një postimi kërkon që Komuna e Rahovecit të shpallë një ditë zie, për të treguar se të gjithë bashkendjejnë me familjet e te aksidentuarve.
Hoti gjithashtu kërkoi që të kenë kujdes në komunikacion, dhe policia të jetë striktë në këtë aspekt.
Shkrimi i plotë:
“Ndjej keqardhje te thellë për të aksidentuarit dhe familjet e tyre në aksidentin që ndodhi sot në Bërnjake të Rahovecit. Është ky një rast tragjik për të gjithë qytetarët e Rahovecit.
Besoj se Komuna e Rahovecit do të konsiderojë shpalljen e një ditë zie, për të treguar se të gjithë bashkëndjejmë me familjet e të aksidentuarve. Kujdesi në trafik duhet të jetë maksimal. Raste si ky na tregojnë sa i rëndësishëm është ky kujdes. Policia duhet të jetë shumë strikte në këtë aspekt, sepse kursen jetë njerëzish.”























