Herrera tregon kush e bindi për t’u transferuar në PSG
BKT
Sport

Herrera tregon kush e bindi për t’u transferuar në PSG

Mesfushori i PSG-së, Ander Herrera ka pranuar që Angel Di Maria dhe Zlatan Ibrahimoviç e kanë bindur të transferohet te “Parku i Princave”.

Herrera këtë muaj e la Manchester United për t’u transferuar në PSG. I pyetur kush e bindi për të ardhur në Paris ai tha: “Bisedova me trajnerin dhe klubin, ata me thanë të transferohesha këtu”.    

“Di Maria me tha shumë fjalë të mira për klubin, dëgjova fjalë të mira edhe prej Ibrahimoviçit. Kjo është arsyeja që jam këtu”, deklaroi ai.