21:25 / 26.07.2019
Ancelotti: James na intereson neve
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka thënë se dëshiron ta transferojë në ekip sulmuesin e Realit, James Rodriguez.
Ancelotti dëshiron të bashkohet me lojtarin, të cilin e trajnoi gjatë kohës kur ishte trajner i “Los Blancos”.
“Nuk ka ndonjë optimizëm ose pesimizëm, do të shohim çfarë do të ndodh. Ai është një lojtar i cili na intereson neve. Reali dëshiron ta shesë kolumbianin dhe ne duam ta blejmë. Çdo gjë është e hapur”, deklaroi ai.























