Marotta tregon sekretin: Ja si e qetësuam Conten
BKT
Sport

Marotta tregon sekretin: Ja si e qetësuam Conten

Drejtori i përgjithshëm i Interit Giuseppe Marotta në një intervistë të shkurtër për Sportmediaset ka zbuluar sesi ai dhe drejtuesit e tjerë zikaltër kanë qetësuar trajnerin Antonio Conte në lidhje me merkaton, pasi vetëm pak ditë më parë tekniku ngriti zërin duke theksuar se nuk kishte sulmues, por takimi që pati në Kinë me krerët më të lartë të klubit qetësoi Conten.

“Puna e Contes shihet, jemi shumë të kënaqur me të. Ka akoma shumë gjëra për t’u bërë, por jemi optimistë. Ai është shumë më i qetë pas takimit me ne. E siguruam për merkaton dhe tani situata është më pozitive në çdo aspekt”, theksoi Beppe Marotta.