22:23 / 26.07.2019
Ramadani i artë në Lojërat Olimpik Evropian për të Rinj
I riu nga Mitrovica, Muhamet Ramadani ka fituar medaljen e artë në hedhjen e gjyles, në Lojërat Olimpik Evropian për të Rinj “Baku 2019”.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosës. Kurse kryearti i KOK-ut, Besim Hasani e ka quajtur lajmë të shkëlqyer marrjen e medaljes së artë në Azerbajxhan.
“Lajm i shkelqyer nga Azerbaixhani! Muhamet Ramadani, 17 vjecari nga Mitrovica , hodhi xhylen 5kg ne distancen 19:75m dhe rrembeu medaljen e Arte ne Festivalin Olimpik Evropian per te Rinj, Baku 2019 Urime Kosove!” ka shkruar Hasani në Facebook.























