23:00 / 26.07.2019
Gillespie: Van Dijk është qendërmbrojtësi më i mirë që kam parë
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Gary Gillespie po e konsideron qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk si qendërmbrojtësin më të mirë që ai ka parë.
Holandezi fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin dhe shumë njerëz mendojnë se ai është lojtari ideal për ta fituar Topin e Artë.
“Është një lojtar i cili bie shumë shpejtë në sy, shënon gola, driblon dhe mposhtë shumë njerëz. Për mua është qendërmbrojtësi më i mirë që kam parë. Nuk mendoi se ndonjë lojtarë mund ta kaloi atë duke bërë driblim. Mendoi se është fenomenal”, deklaroi ai.























