Ambasada e SHBA në Kosovë lëshon alarm të sigurisë nga rreziku i terrorizmi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka lëshuar një alarm të sigurisë, shkaku i kërcënimeve të vazhdueshme nga organizatat transnacionale terroriste dhe individët e inspiruar nga ideologjia ekstremiste.
Në këtë njoftim bëhen të ditura disa të dhëna, për kujdesin që duhet të ushtrohet gjatë qëndrimit në Kosovë, si dhe masat që duhet ndërmarrë për të qenë vigjilent karshi këtij rreziku.
“Gjatë sezonit të verës, masat e sigurisë në Kosovë mbeten të larta për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga organizatat transnacionale terroriste dhe individët e inspiruar nga ideologjia ekstremiste”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Aty theksohet se “ekstremistët vazhdojnë të fokusohen në lokalitetet e turistëve, tubimet publike, qendrat tregtare, mjetet e transportit, kafiteritë dhe objektiva tjerë, që frekuentohen nga perëndimorët".
Ambasada amerikanë në këtë alarm të sigurisë, rekomandon që të "ushtrohet vëmendje në lokalitete ku ka turma të mëdha, të rishikohet siguria personale si dhe t’i kushtohet vëmendje mjedisit që ju rrethon".























