11:03 / 29.07.2019
Vdiq zëri i “Minnie Mouse”, Russi Taylor
Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare, Russi Taylor.
Ajo është e njohur për publikun si zëri i rolit “Minnie Mouse”, punë të cilën ajo e ka bërë përreth 30 vite me radhë.
Taylor nisi të punojë në vitin 1986, duke bërë zërin e roleve në shumë filma të animuar si: “Minniet”, “Mickey Mouset”, “The Simpsons” etj.
Aktorja Taylor ndërroi jetë të premten në Kaliforni, dhe lajmi u konfirmua nga shtëpia kinematografike “Walt Disney”.
Ashtu siç ndodh edhe në rol, në jetën reale aktorja tashmë e ndjerë ka qenë e martuar me aktorin që interpreton zërin e “Miceky”-t, Wayne Allwine.























