12:33 / 29.07.2019
Christina Aguilera pëson incident gjatë koncertit në Rusi
Christina Aguilera ka pësuar një incident gjatë koncertit në Rusi, kur rrëshqiti dhe ra në shkallë derisa po ngjitej në skenë.
I gjithë incidenti u xhirua nga fansat dhe videot u shpërndanë në rrjetet sociale.
Sidoqoftë, Aguilera nuk pësoi lëndime dhe valltarët në skenë vrapuan t’i dalin në ndihmë.
Këngëtarja amerikan menjëherë u çua në këmbë dhe vazhdoi koncertin sikur të mos kishte ndodhur gjë.























