Kroatët në mes të Spanjës: Brohorasin Kosova Republikë
BKT
Sport

Kroatët në mes të Spanjës: Brohorasin Kosova Republikë

Në Spanjë është mbajtur mbajtur Kampionati Europian i hendbollit për grumposhat U21, teksa Franca arriti të shpallet kampion, transmeton Gazeta Metro.

Në këtë kampionat për herë të parë në histori mori pjesë edhe Përfaqësuesja U21 e Kosovës. Ky kampionat u veçua edhe me disa skandale nga nikoqirët.

Në ndeshjen Kosovë – Kroaci ata nuk kishin shfaqur flamujt e dy vendeve, teksa kjo padyshim që u cilësua si diçka skandaloze.

Kroacia arriti deri në finale, por në finale pësuan humbje nga Franca me rezultatin 28-23. Pas ndeshjes, tifozët kroat bllokuan rrugët e Spanjës dhe konfirmuan përkrahjen e tyre për Kosovën. Në një formë ata iu hakmorën spanjollëve për injorimin e bërë ndaj Kroacisë e Kosovës.

Kroatët kanë dalë rrugëve të qytetit të Vigos duke bërtitur “Kosova Republikë”. 

https://gazetametro.net/kroatet-ne-mes-te-spanjes-brohorasin-kosova-republike/?fbclid=IwAR0Q3WYBRJrXY-fI7JxLrhZ8_H3xTMal9fpBbvH_tbe-u2vidNOw9VR-SwU