15:34 / 29.07.2019
Shembje masive gurësh, bllokohet rruga për në Krujë
Shembje masive gurësh janë regjistruar në rrugën Sari Salltik, në Krujë.
RTV Ora njofton se rruga mbetet e bllokuar që prej mesnatës së mbrëmshme, ndërsa shkak për shembjen dyshohen shirat e rënë gjatë natës.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale në makina.
Nuk dihet ende edhe për sa kohë do të mbetet rruga e bllokuar, por sikurse shihet edhe nga video në vendngjarje kanë mbërritur edhe grupet e ekspertimit.























