Balaj: Askush s`duhet të marrë guxim t`i vazhdojë kontratën "Z-Mobile"
BKT
Lajme

Balaj: Askush s`duhet të marrë guxim t`i vazhdojë kontratën "Z-Mobile"

Kryetari i Federatës Sindikale të PTK-së, Lami Balaj, ka thënë se askush nuk duhet ta marrë guximin që të vazhdohet kontrata mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë “Z-Mobile”.

Ai ka folur të hënën në “Imazh” te RTK.

 “Nuk besoj që duhet të marrë guxim dikush, nuk besoj që ka vullnet dikush (që të vazhdohet kontrata v.j.), sepse të gjitha ato që I kemi thënë me vite, sot janë faktuar. Kontrata është dashur të stopohet më herët. Tash kanë dalur në pah të gjitha dëmet që janë shkaktuar nga kontrata me Z-Mobile”, ka thënë Balaj. "Ne si punëtorë jemi të mbështetur për muri dhe nuk kemi ku të shkojmë". 

 


MË SHUME NGA Lajme