Gazmend Muhaxheri tregon se a do të garojë për kryetar të LDK-së
BKT
Lajme

Gazmend Muhaxheri tregon se a do të garojë për kryetar të LDK-së

Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri duke mos mohuar as pohuar se do të jetë kandidat për të parinë LDK-së, ka theksuar se është koha po kërkon ndryshime.

"Po besoj që ditët në vijim do të sqarohet situata në LDK dhe atë se kush do të jetë kryetar. Me siguri opinionit publik do të informohet shumë shpejt, për kandidatët e mundshëm dhe normal i takon Kuvendit të Lidhjes Demokratike, që të zgjedh kryetarin. Nuk e di unë se kush e meriton, zakonisht e meritojnë ata që janë më të mirët, kemi shumë të mirë në garën e Lidhjes Demokratike. Si dihet koha po kërkon ndryshime, e shohim ditëve vijuese, ata që kandidojnë edhe ata që do të zgjedhin", thotë Muhaxheri.


MË SHUME NGA Lajme