12:58 / 30.07.2019
I jepet zgjidhje përfundimtare mungesës së mjekëve specialistë
Mungesës së gjatë ndër vite të mjekëve specialistë në spitalet rajonale, i është dhënë zgjidhje përfundimtare që në 6-mujorin e parë të 2019-ës.
Kështu deklaroi sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë konferencës së mbajtur me gazetarët, ndërsa theksoi se 139 mjekë janë punësuar dhe 231 të tjerë kanë nisur specializimin.
“Kemi zgjidhur përfundimisht çështjen e mungesës së mjekëve si rezultat i katër viteve pa specializime në periudhën 2009-2013 dhe sot kemi 139 mjekë të punësuar pas përfundimit të specializimit që janë hapur sërish e normalisht dhe 231 mjekë të ri kanë filluar këtë vit specializimet”, tha Rama./atsh























