MPJ thotë se po punon për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së
BKT
Lajme

MPJ thotë se po punon për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se po punon për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tmor Morina, të ndaluar në Maqedoninë e Veriut.

Këshilltari i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka thënë se lirimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, do të ndodhë shumë shpejt dhe se s’ka dilemë për këtë vendim.

"Që nga dita e parë e ndalimit, ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë së Veriut për të siguruar lirimin e Tomor Morinës.

Ka procedura në Maqedoninë e Veriut qe autoritetet e atjeshme duhet me i ndjek, dhe ne jemi duke komunikuar rregullisht dhe intenzivisht me Shkupin për të shpejtuar lirimin e ish-luftëtarit te lirisë, Tomor Morina.

Urdhër-arrestet politik të Serbisë* kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në lojra politike të Beogradit.

Ne besojmë se së shpejti lirimi i tij do të ndodh dhe kështu edhe kthimi i tij tek familja.

Besojmë në lirimin e shpejtë të Tomorit dhe këtu nuk ka dilema.

*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.

Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon", ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme