Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Gëzim Shala, psikolog klinik. Ai do të flas për ndikimin e lojëravs elektronike tek femijët dhe si na kanë futur në kurth lojërat elektronike.
Kurse Sali Bllaca - shef i Sektorit për Mbrojtje dhe Siguri në Punë në SHSKUK,, do të flas për VLERËSIMIN E RREZIKSHMËRISË NË PUNË.
Kurse mysafir tjetër do të jetë Norik Uka, fotograf. Ai do të flas për fotografitë e dasmës dhe fotografitë e pushimeve.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























