Historia motivuese e valltarit shqiptar në Slloveni, Shkëlzen Zeneli
BKT
Magazina

Historia motivuese e valltarit shqiptar në Slloveni, Shkëlzen Zeneli

Më të shkuar në shtetin më të zhvilluar të ish- Jugosllavisë, Shkëlzen Zeneli – nofkën me të cilin e njohin atë, hyn në botës e vallëzimit, duke u bërë kështu njëri nga koreografët më të njohur në Slloveni.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka treguar se në shtetin slloven ai përveç vallëzimit është marrë edhe me muzikë, respektivisht ka qenë hip hop artist.

“Fillova më një shkollë të thjeshtë vallëzimi, por më vonë më dhanë mundësi për tu bërë mësues i vallëzimit në të njejtën shkollë, ku pas një kohë arritëm t’i kemi çdo vit nga 300 deri në 400 nxënës”, ka thënë Zeneli.

Ai më tutje ka theksuar se për 21 vite që ka qenë aktiv si koreograf ka arritur së bashku me ekipin e tij të korrë suksese në garat më të rëndësishme të vallëzimit në Evropë dhe në botë.

Ka qenë interesant kur e merrnin vesh se jam shqiptar dhe po merrem me këtë zanat në mënyrë profesionale, duke u bërë prej më të dalluarëve në Slloveni.

“Në vitet e 90 –ta ata ishin mësuar të dëgjonin për shqiptar të cilët kanë byrektore, bëjnë punë fizike ose shesin pemë dhe perime. Në asnjë rast nuk e kam mohuar prejardhjen time dhe çdo herë jam paraqitur si shqiptar”, ka shtuar Zeneli.

Ai ka rrëfyer për betejën me kancerin dhe sëmundjet tjera, të cilat e kanë larguar dy herë nga skena, por të cilat sipas tij, e kanë bërë atë më të fortë dhe i kanë dhënë jeta leksion krejt ndryshe.

“Unë u dignostifikova me kancer në testikuj, e më pas pata një ndërhyrje kirurgjike, e cila më bëri të pauzoj një vit nga skena e vallëzimit. Në fillim ishte një përjetim i rëndë për mua, por që jam munduar vazhdimisht ta motivoj veten se jeta është përpara dhe nuk duhet të dorëzohem, gjëra të cilat nuk më lejuan të dorëzohem. Edhe vizitat e miqve më të cilët me thonin se nuk duhet të dorëzohem, të qëndroj i fortë për të vazhduar tutje, ishin motiv shtesë për ta përballuar këtë sëmundje. Unë pata një ndërhyrje kirurgjike dhe e mposhta kancerin, gjë që më pas u ktheva përsëri në shkollën e vallëzimit së bashku me nxënësit e mi për ta bërë punën që e kisha pasion”, ka shtuar Zeneli.

Ai ka sqaruar se nuk kishte kaluar kohë e gjatë, edhe pse ishte kthyer në aspektin profesional mirë dhe sukseshëm pas pauzës njëvjeçare, u diagnostifikova me angina pekturis, e që e detyroj të ndërhyj përsëri kirurgjikisht.

“Ishte hera e dytë, e që tash ishte hera e dytë që me duhej të operohesha dhe të bëja pauzë nga shkolla e vallëzimit, me ç’rast shumë nxënës u larguan nga shkolla, sepse nuk besonin se unë mund të kthehesha përsëri”, ka thënë Zeneli.

Më tutje ai tregon se momentet e vështira në jetë që po i kalonte, por që edhe financiarisht nuk po qëndronte mirë, i kishte ardhur një ftesë nga “Big Brother” Sllovenia, për tu bërë pjesë e këtij spektakli.

“Unë e pranova ftesën, dhe aty hyra së bashku me gruan, ndonëse fëmijët tonë ishin jashtë. Pas daljes nga ky spektakël, ishte rritur fama dhe ishin pritur shumë mirë nga sllovenët, por që fituam edhe materialisht”, ka thënë ai.

Zeneli ka theksuar se vështirësitë që vijnë gjatë jetës, njerëzit duhet t’i bëjnë më të fortë dhe sipas tij, kjo nuk duhet të ndikojë në asnjë rast që ata të demoralizohen ose humbin motivin për jetë.

Ai momentalisht është duke punuar me një galeri të artit në Zvicër, e cila ruan dhe mirëmban gjërat e vjetra.

“Atu punoj si lugister, i kontrollojmë dhe ruajmë gjërat e vlefshme. Kjo punë është pasion i ri për mua, e normalisht që lidhet me artin, e bën angazhimin tim edhe më interesant si përvojë”, ka shtuar ai./ Telegrafi.

 


MË SHUME NGA Magazina