10:28 / 31.07.2019
U arratis me miliona nga sheiku, princesha kërkon kujdestarinë e fëmijëve
Historia e tyre u bë bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Pasi i dha fund martesës 15-vjeçare me sheikun Mohammed, u përfol se princesha Haya Al Hussein u arratis me 31 milionë paund.
Tashmë ajo ka kërkuar një urdhër mbrojtje në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar.
Princesha Haya është anëtarja e tretë në familjen e tij që me sa duket përpiqet të arratiset.
Këtë muaj, u raportua se ajo fshihej në Londër dhe ishte në frikë për jetën e saj. Çështja filloi në Londër të martën. Ajo kërkoi kujdestarinë e fëmijëve të saj, të cilët i mori me vete kur u largua.
Detajet e tjera të kërkesave të princeshës nuk dihen ende.























