Meta dekreton ligjin për "Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësi"
Presidenti miraton shpalljen e ligjit për "Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësi"
Zedhenesi i presidentit, Tedi Blushi, doli në një konferencë për media
"Edhe pse kuvendi ka vlerësuar dhe realizuar ndryshimet e domosdoshme por në një kohë shumë të vonuar, presidenti i mirëpret ato dhe miraton ligjin pa asnjë vonesë duke shpresuar në mbarëvajtjen e procesit dhe funksikonit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi" deklaroi Blushi, transmeton oranews.
Që prej marrjes së detyrës nga korriku i vitit 2017 ka marrë në shqyrtim 193 ligje nga të cilat ka dekretuar 156 ligje. Ka kthyer 14 ligje dhe ka lënë në heshtje 16 ligje. Ka në shqyrtim 7 ligje.
Deklarata u mbyll me nenvizimin se presidenti nuk do të dekretojë asnjë ligj që nuk ësht ënë harmoni me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.























