17:28 / 31.07.2019
Deda do që opozita të dalë bashkë në zgjedhje, kryeministrin ia lë LDK-së
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se opozita duhet të jetë e unifikuar në zgjedhjet e ardhshme.
Ai, duke folur në “Imazh” te RTK, ka thënë se duhet kandiduar me listë të përbashkët.
“Deri në moment të fundit duhet të provojmë unifikimin e opozitës. Do të ketë hapësirë për ta bërë këtë deri në momentin e fundit. Nëse nuk ndodhë ky, atëherë nuk ka projekt politik për Kosovën”, ka theksuar ai.
Deda ka theksuar se në një kombinim të tillë posti i kryeministrit i takon LDK-së, si parti më e madhe.
Ai ka thënë se nuk po shihen mundësi për krijimin e një qeverie të re dhe do të shkohet në zgjedhje të reja, që sipas tij mund të mbahen në shtator.























