Policia e Kosovës arreston 6 persona, pjesë e një grupi kriminal
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, nën masa të fshehta, ka bërë hetimin e disa personave në regjione të ndryshme si në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj.
Pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë 12 person, teksa më 30 korrik Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë DHTN – Pejë, në bashkëpunim me DHTN- Gjakovë, DHTN- Ferizaj, Njësinë e Reagimit të Shpejtë – Pejë, Forenzikën Rajonale – Pejë, Njësinë K9 si dhe një patrullë policore nga Stacioni Policor – Klinë, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë ka arrestuar 6 persona të dyshuar.
Personat e dyshuar të arrestuar janë: I. H. lindur me 1971 m/sh/k, I. P. lindur me 1976 m/sh/k, B. P. lindur me 1978 m/sh/k, A. R. lindur me 1976 m/sh/k, L. M. lindur me 1992 m/sh/k dhe Xh. H. lindur me 1980 m/sh/k.

Lidhur me rastin, dëshmitë e konfiskuara si prova materiale nga personat e arrestuar janë 2 mijë e nëntëqind euro, 7 telefona, bllok xhepi me shënime, një veturë VW CADYY LIFE, 6 fletë tërheqje të parave, dy thika luftarake, një pistoletë e llojit TT me numër serik 05761 prodhim CZ llojit M-57 me dy karikator kalibri 7.6, dhjetë fishekë cal.7.62x25mm dhe dy fishekë me gaz kalibri 9mm.
Pas intervistimit në konsultim me prokurorin, 5 të dyshuarve të parë iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari i gjashtë është liruar në procedurë të rregullt.























