Zogiani: Albin Kurti veç kryeministër
Anëtari VV-së, Avni Zogiani, ka përsëritur qëndrimin e partisë se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, duke folur në “Imazh” te RTK, ka thënë se opozita duhet të jetë e unifikuar në zgjedhjet e ardhshme dhe se në një kombinim të tillë posti i kryeministrit i takon LDK-së, si parti më e madhe.
Por përmes një shkrimi në Facebook, Zogiani ka thënë se Albin Kurti nuk është për tjetër pozitë, por vetëm për atë të kryeministrit.
“Bën Albini edhe diku tjetër, nuk është e thënë veç kryeministër..” – ky lloj angazhimi kërkon veç zëvendësimin e njerëzve ne pushtet, por jo ndryshimin thelbësor që sjell Albini si kryeministër. Pra, nëse duam ndryshim rrënjësor, jo, nuk bën diku tjetër, veç kryeministër dhe #QeveriaKurti po vjen!”, ka shkruar Zogiani në Facebook























