20:55 / 31.07.2019
E tmerrshme - vandalizohet e dëmtohet varri i heroit Azem Galica
Është vandalizuar e dëmtuar varri i heroit kombëtar të rezistencës shqiptare kundër pushtuesve serbë, Azem Galicës.
Kjo ka ndodhur në fshatin Galicë, ku është varrosur simboli i rezistencës i njohur si Azem Bejta.
Ende nuk ka më shumë detaje për këtë vandalizëm.
Ditë më parë ishte dëmtuar edhe busti i i At Shtjefën Gjeçovit.























