23:32 / 31.07.2019
Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas me pushime në Evropë
Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas, po shijojnë ca ditë pushimi jashtë shtetit të tyre.
Aktorja 49 vjeçare dhe aktori 74 vjeçar, u panë dorë për dore duke zbritur nga një varkë, ndërsa arritën në një restorant në Portofino, Itali, transmeton Klan Kosova.
Një ditë më parë, çifti ishte në Francë.
Muajin e kaluar, Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas ishin pjesë e ‘Enigma’s Show’ të Lady Gaga në New York.
























