Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë do të jetë Asllan Qyqalla, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Muhaxhirëve, i cili do të flasë pë simpoziumin shkencor "Muhaxhirët nepër vite 1877/1878-2018".

Kurse Burbuqe Berisha, regjisore do të na njoftojë më detajisht për nderimin që iu bë me rastin e çmimit vjetor në kinematografi.

Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejt Dëfrim Puka, menaxher i marketingut dhe komunikimit, Cineplexx, do të informohemi për filmat e rinj të Hollivudit, premierë edhe në Prishtinë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme