10:35 / 01.08.2019
Albërie Hadërgjonaj ndryshon drastikisht pamje
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Albërie Hadërgjonaj, është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj.
Ajo është mjaft aktive në tregun muzikor me prurje të shumta, ndërsa nuk mungon edhe nëpër koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.Së fundmi, Hadërgjonaj ka treguar për fansat e saj ndryshimin e ri të bërë në pamjen e saj, i cili mund të thuhet se është një ndryshim mjaft i guximshëm.
Ajo i ka larguar të gjitha shtesat nga flokët e saj, duke i shkurtuar dhe lënë ato në modelin më trendi të momentit.























