12:58 / 01.08.2019
Heidi Klum mban emrin e burrit në qafore, pak para dasmës
Heidi Klum preferon që ‘zemrën’ e saj ta bartë rreth qafës së saj.
Supermodelja 46 vjeçare është duke i kaluar pushimet në Capri të Italisë me bashkëshortin e saj të ri Tom Kaulitz, pak para dasmës së tyre.
Ajo është fotografuar të martën me një qafore që shkëlqente, por ajo që binte më shumë në sy është se në qafore shkruante emri i bashkëshortit të saj ‘TOM’ me shkronja të mëdha me gur diamanti.
Ajo kishte veshur po ashtu edhe një fustan të bardhë të gjerë që e kishte veshur mbi bikine, ndërsa e kishte kombinuar me një çantë të markës Gucci me ngjyrë të njëjtë që kushton 1600 dollarë.























