14:15 / 02.08.2019
Nuk pranojnë lidhjen e dashurisë, por kapen duke shkëmbyer puthje
Këngëtarët me famë botërore, Camila Cabello dhe Shawn Mendes kanë kohë që përfliten se po përjetojnë një histori dashurie, por nuk e pranojnë.
Së fundmi, yjet janë fotografuar duke shkëmbyer puthje të zjarrta në plazh. Por ata nuk e ndjejnë veten gati që ti shpjegojnë romancën fansave.
Një burim pranë çiftit tha se“Camila dhe Shawn do vazhdojnë të mos jenë të turpshëm kur vjen puna të historia e tyre e dashurisë. Nëse ata kapen, kapen. Nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Ata nuk ndjejnë nevojë që ta bëjnë zyrtare pasi e konsiderojnë lidhjen e tyre zyrtare tani. Ata po bëjnë qejf dhe çfarëdo që mendojnë të tjerët për lidhjen e tyre nuk i intereson pasi i mjafton që të shijojnë njëri-tjetrin.”
























