Të rinjtë nga Kosova pjesëmarrës në shënimin e 75 vjetorit të gjenocidit
Një grup i të rinjve nga Kosova janë duke marre pjesë në ngjarjen e organizuar nga Dikh He na Bister për shënimin e 75 vjetorit të gjenocidit ndaj romeve gjatë luftës se dytë botërore në Krakow të Polonisë.
Për nder të kësaj ngjarje duke u mbajtur koncerte memoriale dhe punëtori të ndryshme me tema rreth historisë se romeve duke filluar që nga viti 1018 deri te gjendja e tyre e tanishme.
Gjatë kësaj vizite të rinjtë kosovar bashkë me shumë të rinj të tjerë nga gjithë bota kanë vizituar edhe Kampin e Auschwitzit dhe kanë pasur mundësinë të dëgjojnë rrëfimet e disa të mbijetuarve nga ky Kamp.
Në përmbylljen e këtij eventi pritet të marrë pjesë edhe Jesse Jackson, aktivisti i kohës se Martin Luther King.
Pjesëmarrja e te rinjve kosovar në këtë event është realizuar nga organizata Advancing together.























