Shpend Ahmeti uron Isa Mustafën
BKT
Lajme

Shpend Ahmeti uron Isa Mustafën

Kryetari i PSD-së dhe njëherësh kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka uruar Isa Mustafën në rizgjedhjen e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me këtë rast ai uroj që zgjedhjet e sotme në LDK t’i shërbejnë Kosovës.

“Shfrytëzoj rastin që në emrin tim dhe të Partisë Socialdemokrate t’i uroj z.Isa Mustafa për rizgjedhjen si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Uroj që këto zgjedhje të shërbejnë për një Kosovë me më shumë zhvillim, barazi, drejtësi dhe mirëqenie për qytetarët”, ka shkruar Ahmeti.


MË SHUME NGA Lajme