Ylli i Ajaxit konfirmon interesimin e Real Madridit
BKT
Sport

Ylli i Ajaxit konfirmon interesimin e Real Madridit

Van de Beek duket gjithnjë e më pranë Real Madridit. Lojtari e ka pranuar se klubet janë në kontakte.

Pas ndeshjes me Vitessen, ku Donny Van de Beek realizoi dhe asistoi për Ajaxin – ndeshje që përfundoi 2:2, mesfushori holandez u pyet sërish për transferimin e mundshëm në “Snatiago Bernabeu”.

Mesfushori 22-vjeçar pa hezituar konfirmoi tashmë nisjen e bisedimeve mes klubeve.“Ata (Real Madridi) janë në kontakte me Ajaxin, ka interesim, s’mund të them më shumë”, u shpreh lojtari pas ndeshjes të shtunën.

Ai më pas për Fox Sports gjithashtu e konfirmoi se përfaqësuesi i është në bisedime të vazhdueshme me Realin.

 “Pa asnjë dyshim agjenti im ka folur me ta, kjo është, por preferoj të flas për futboll…”, shtoi mes tjerash Van De Beek