Sulmet në SHBA, Meta: Solidaritet me kombin e madh amerikan
BKT
Shqipëri

Sulmet në SHBA, Meta: Solidaritet me kombin e madh amerikan

Presidenti Ilir Meta shprehu sot ngushëllimet për familjet e viktimave që humbën jetën pas sulmeve në SHBA.

Kreu i shtetit shqiptar shprehet se shqiptarët solidarizohen me kombin amerikan.

“Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan”, thekson Meta.

Nga sulmet në SHBA, një në një qendër tregtare në Teksas dhe tjetri në një lokal në Ohio humbën jetën 29 persona të pafajshëm.


MË SHUME NGA Shqipëri