14:11 / 04.08.2019
Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do të flasin mysafirët e ftuar.
Mysafiri i parë do të të jetë Zekë Çeku ekspert i turizmit, i cili do të flas për aktivitetet kulturore në mbeshtetje të turizimit në Kosovë.
Në lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Laureta Hajrullahu koordinatore në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë, e cila do të flas për fillimin e shkollës verore 2019.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























