Haradinaj apelon: Hapni rrugën ta bëjmë Kosovën 100% shtet
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj tha sot se Kosova ende nuk është bërë 100 për qind shtet dhe për këtë, sipas tij nuk ia vlen të ketë hezitime që për pak të lihet pa e përmbush 100% shtetësinë.
I pari i qeverisë në dorëheqje, duke aluduar në presidentin Thaçi, bëri thirrje të gjithë atyre që janë lodhur nga sfidat e shtetësisë, të hapin rrugë me përfundimin e shtetësisë së Kosovës, pasi siç tha ai nuk është marre t’u jepet hapësirë të tjerëve.
Haradinaj u shpreh se Kosova ka kaluar në shumë sfida për t’u bërë shtet, teksa tha se për këtë është në interes që Kosova të bëhet 100% shtet.
Ai iu kërkoi atyre që, jeta dhe sfidat i kanë lodhur, të hapin rrugën në procese.
Këto komente ai i bëri me rastin e 21 vjetorit të Betejës së Markalleshëve dhe rënies së dëshmorëve Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi ku është mbajtur një tubim përkujtimor në Vraniq të Gjakovës.
Me këtë rast, Haradinaj tha se Kosova duhet të merr shembullin e familjes së Markalleshëve.
“Nëse shërbehemi me shembullin e kësaj familje, rruga jonë do të jetë e lehtë, pa asnjë dilemë nuk do të kemi hezitime dhe do të arrijmë këtë rrugë së bashku. Uroj që këtë shembull, këtë sakrificë Markalleshëve të gjitha brezave të Markalleshve të betejës së 7 gushtit të shërbehemi si komb”, tha ai.























