Aleatët e Bashës tërhiqen, nuk regjistrohen për zgjedhjet e 13 tetorit
BKT
Shqipëri

Aleatët e Bashës tërhiqen, nuk regjistrohen për zgjedhjet e 13 tetorit

Ndryshe nga çfarë pritej, tri partitë aleate të Partisë Demokratike LSI, PR dhë PAA nuk do të paraqesin sot kërkesë në KQZ për t`u regjistruar në zgjedhjet vendore të 13 tetorit, datë kjo e dekretuar nga presidenti Ilir Meta.

RTV Ora raporton se shkak i këtij vendimi të aleatëve të Bashës është se KQZ nuk ka marrë ende një vendim rreth kërkesës së drejtuar prej tyre për nisjen e procedurave nga Komisioni për procesin e zgjedhjeve.

Sot është afati i fundit për regjistrimin në KQZ për 13 tetorin.

Një ditë më parë, ish-deputeti Gent Strazimiri tha në një intervistë për RTV Ora se problemi nuk është data kur do të mbahen zgjedhjet, por garancitë që ofrohen.


MË SHUME NGA Shqipëri