10:27 / 05.08.2019
Calvin Harris ‘ndez’ skenën e festivalit “Sunny Hill”
DJ i famshëm botëror, Calvin Harris, mbrëmë (e diel), është ngjitur në skenën e festivalit ndërkombëtar të muzikës “Sunny Hill”.
Ai ka interpretuar disa nga këngët më të famshme të tij, ndërsa ka ndezur atmosferën me performancën e mahnitshme që dhuroi para mijëra fansave.
I njëjti po ashtu ka performuar edhe hitin “One Kiss” me Dua Lipën, ku kjo e fundit mahniti të gjithë me paraqitjen e saj.
Një video nga atmosfera e mbrëmshme e ka ndarë edhe vet Calvin në llogarinë e tij personale, Instagram.
Ndërkohë, kjo është hera e parë që DJ vjen në Kosovë, ku në vitin tjetër edhe DJ amerikan Diplo e ka konfirmuar ardhjen në vendin tonë.























