Klopp tregon arsyen pse nuk bleu lojtarë
BKT
Sport

Klopp tregon arsyen pse nuk bleu lojtarë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka mbrojtur ekipin e tij pasi nuk transferoi asnjë lojtarë këtë verë.

Klopp ka thënë se skuadra e tij është në një nivel të lartë dhe nuk i nevojiten lojtarë më kualitet.

“Nuk kemi plan të shpenzojmë sepse kemi një grup të mrekullueshëm. Ta mbajmë një ekip të tillë nuk është e lehtë. Ne duam ta mbajmë ekipin, paguajmë detyrimet, luajmë futboll dhe të mundohemi të fitojmë çfarë të mundemi. Ky ekipi meriton për të luajtur një tjetër vit së bashku”, deklaroi ai.