12:36 / 05.08.2019
Britney Spears në Disneyland me djemtë
Djemtë e Britney Spears janë rritur tashmë.
Këngëtarja 37 vjeçare kaloi të dielën me djemtë e saj Sean, 13 vjeçar dhe Jayden 12, në Disneyland.
“Kohë e mrekullueshme sot në Disneyland”, ka shkruar Britney nën një fotografi të postuar në rrjetet sociale.
Javën e kaluar, djemtë e saj panë nga afër një lojë bejsbolli bashkë me tezen e tyre Jamie Lynn Spears.























