Cara Delevingne martohet fshehurazi me të dashurën Ashley Benson
Cara Delevingne, 26 vjeç dhe Ashley Benson, 29 vjeç, u martuan në Kishën e vogël, me temë ‘Elvis Presley’ në Las Vegas, e njëjta kishë kun ë mars kishin thënë ‘po’ edhe Sophie Turner dhe Joe Jonas.
Një ceremoni e fshehtë dhe shumë private, me të ftuar të zgjedhur mess ë cilëve spikatnin ‘Charlize Theron’, vëllezërit Jonas dhe mikesha Sophie Turner.
Të lidhura bashkë prej më shumë se një viti, modelja dhe aktorja, kanë qenë gjithnjë shumë të rezervuara për lidhjen e tyre.
Dalja e tyre e parë zyrtare si çift ishte para pak muajsh, kur Cara Delevingne postoi në Instagramin e saj një video në të cilën puthte me pasion në buzë Ashley-n, në paradën Gay.
Ndërsa një muaj më parë të dyja gratë u fotografuan bashkë, dorë për dore, në rrugët e Saint Tropez.
Nuk dihet data e saktë e dasmës, e cila mund të ketë ndodhur edhe para shumë muajsh.
Lajmi u bë i ditur nga Michael Kelly, pronari i kishëzës në të cilën u zhvillua ceremonia, i cili tha për ‘The Sun’: "Këkuan një ceremony të heshtur, por ishin shumë të bindura dhe të lumtura për atë që po bënin…. "
Sipas tabloidit anglez, të dyja ishin veshur me smoking të zinj dhe jashtë i priste një Cadillac ngjyrë rozë.























