09:35 / 06.08.2019
Moti në Shqipëri, i kthjellët
Moti sot në Shqipëri do të jetë i kthjellët, me vranësirat të pakta përgjatë relieveve malorë në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 10 m/s, duke u shoqëruar me valëzim 2-3 ballë.
Temperaturat minimale sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashihen 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 30-34 gradë Celsius.























