Pushuesit në Tale kërkojnë shëtitore
BKT
Shqipëri

Pushuesit në Tale kërkojnë shëtitore

Pushuesit vendas e të huaj po zgjedhin së shumti bregdetin e Tales, duke vlerësuar pastërtinë e ujit, por edhe çmimet e favorshme. Megjithatë, ata thonë se aty mungon një pedonale, një investim për të cilin bashkia Lezhë thotë se e ka në projekt.

Plazhi i Tales në Lezhë është kthyer në destinacion mjaft të pëlqyer turistik.

Uji i kristaltë si dhe pëstërtia që të ofron ky bregdet, ka bërë që Talja të tërheqë vëmendjen e shumë pushuesve dhe turistëve të huaj, transmeton oranews.

Në të gjithë gjatësinë e këtij bregdeti vetëm 3 km janë plazh privat, ndërsa pjesa tjetër është në shfrytëzim të publikut.

"Vijmë nga Maqedonia, plazhi më i bukur që ekziston në Shqipëri është ai i Tales në Lezhë."

Por, pushuesit kërkojnë që të ketë më shumë investime. Aktualisht, ata thonë se kësaj zone i mungon së tepërmi një shëtitore.

"Një shëtitore do të ishte mirë."

"Mungon një pedonale për shëtitore, pas orës 8 të darkës nuk ka aktivitete".

Administratori i Shënkollit, Albert Rrusti, thotë se ky investim është i parashikuar në projektet e bashkisë Lezhë.


MË SHUME NGA Shqipëri