​Futbollisti i Real Madrid drejt Serisë A
BKT
Sport

​Futbollisti i Real Madrid drejt Serisë A

Real Madrid ka bërë shumë blerje këtë merkato verore, Hazard, Militao, Jovic. Për këtë shkak do t’i duhet të bëjë dhe largime për të mbushur arkat e klubit.

Mediat spanjolle raportojnë se Nacho Fernandez pritet të largohet nga klubi madrilen, pasi nuk e ka më besimin e drejtuesve dhe ka kaluar në një zgjedhje të tretë në mbrojtje.

Roma ka shfaqur interesim për 29 vjeçarin, pasi po kërkojnë për një mbrojtës, sepse largimi i Manolas, ka hapur një vend të lirë.

Mbrojtësi do t’i kushtojë "verdhekuqëve” 20 milion euro.