Mitrovica niset për Mal të Zi, gati për sfidat e Ligës së Kampionëve
BKT
Sport

Mitrovica niset për Mal të Zi, gati për sfidat e Ligës së Kampionëve

Kampionet e Kosovës, KFF Mitrovica në mëngjes kanë marrë rrugë drejt Malit të Zi ku do t’i zhvillojnë tri ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mitrovica është në grup me klube si Universitatea Olimpia Cluj (Rumani), NSA Sofia (Bullgari) dhe  Breznica Pljevlja (Mali i Zi).

Të gjithë këto klubi janë pjesë e grupit të 2-të. Ndeshja e parë zhvillohet të mërkurën nga ora 17:30 në Nikshiq, ndaj Olimpia Cluj.

Me datëb Mitrovica do të përballet me NSA Sofia, ndërsa tri ditë më vonë me vendaset e Breznica.