Beyonce po ribashkon grupin e famshëm “Destiny’s Child”
BKT
Magazina

Beyonce po ribashkon grupin e famshëm “Destiny’s Child”

Me siguri ky lajm do hedhë përpjetë nga gëzimi fansat e shumtë të “Destiny’s Child”, i cili pavarsisht viteve mbetet një ndër grupet më të dëgjuar e të preferuar nga publiku.

Mesa duket, Beyonce është frymëzuar nga Victoria Beckham e cila ribashkoi grupin “Spice girls”, dhe ka menduar të ndjekë të njëjtën taktikë me grupin e saj.

Sikurse raporton “The Sun”, këngëtarja ka nisur lëvizjet për të ribashkuar grupin, duke kontaktuar me ish-antaret e “Destiny’s Child”, shkruan blitz.al.

Mësohet se Michelle Williams dhe Kelly Rowland po udhëtojnë në Evropë dhe shumë shpejt do t’i bashkohen koncerteve të Beyonce-s.


MË SHUME NGA Magazina