​Një punëtor lëndohet në vendin e punës, dyshohet se është në gjendje kome
BKT
Lajme

​Një punëtor lëndohet në vendin e punës, dyshohet se është në gjendje kome

Një punëtor është rrëzuar gjatë punimeve për ndërtimin e një çerdheje në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

Sipas faqes në Facebook, Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë, punëtori i rrëzuar nga lartësia është në gjendje kome.

Banorët e zonës janë të tronditur nga pamjet dhe britma të cilën punëtori e ka lëshuar gjatë rrëzimit.

Duam kushte për punëtorë dhe zbatimin e ligjit të punës në praktikë, u shpreh një banore e zhgënjyer, shkruajnë në Facebook, Vrojtuesit e lagjes- Prishtinë.

 


MË SHUME NGA Lajme